Doyle për lirimin e Gucatit: Nëse merret vendimi, ai bëhet publik
A.B/RTKlive
Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL të UÇK-së, ka konfirmuar se Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë. Sipas tij, këtë lajm e ka marrë dje nga avokatët e Gucatit.
Ndërkaq zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, tha për RTKlive se një vendim i tillë do të bëhet publik në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara.
“Nëse merret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i qasshëm në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë ai.
Më 18 maj të vitit të kaluar, Gucati e Haradinaj ishin dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, me 4 vjet e gjysmë burgim.
Gucati dhe Haradianj ishin shpallur fajtor për pikat si: pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë dhe zbulim të identitetit apo të dhënave personale.























