Lëshohet urdhër për përgatitjen e seancës së apelit në rastin e Mustafës
BKT
Gjykata Speciale

Lëshohet urdhër për përgatitjen e seancës së apelit në rastin e Mustafës

A.B/RTKlive

Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen Salih Mustafa, ka lëshuar urdhrin për përgatitjen e seancës së apelit, e cila do të mbahet më 26 dhe 27 tetor.

"Për të siguruar efikasitetin e kohës së shfrytëzuar në seancë, Paneli ftoi palët që të adresojnë një numër çështjesh specifike gjatë parashtrimeve të tyre gojore. Palëve iu kujtua gjithashtu që të fokusojnë parashtresat e tyre në arsyet e apelimit dhe se në seancën e apelit nuk mund të paraqiten argumente të reja mbi themelësinë e çështjes", thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Çështjet specifike që do të trajtohen dhe detajet e tjera mund të shihen në urdhrin e Panelit.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale