NATO: Dislokimi i trupave shtesë për të ruajtur mjedis të sigurtë në Kosovë
BKT
Lajme

NATO: Dislokimi i trupave shtesë për të ruajtur mjedis të sigurtë në Kosovë

A.B/RTKlive

Aleanca Veriatlantike (NATO) ka njoftuar se më shumë se 130 trupa shtesë nga Rumania kanë arritur në Kosovë të premten, për të përforcuar më tej misionin paqeruajtës të Forcave të KFOR-it.

Sipas njoftimit të NATO-s edhe dyqind ushtarë britanikë janë dislokuar në fillim të këtij muaji. Gjithashtu kjo aleancë njofton se vendosja e këtyre trupave shtesë vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.

“Këto dislokime janë një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ato bazohen në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s për Evropë dhe u miratuan nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut”, thuhet në njoftimin e NATO-s.


MË SHUME NGA Lajme