Osmani:Tetori Rozë na kujton se kur bëhemi bashkë, mund të mposhtim çdo gjë
BKT
Në Fokus

Osmani:Tetori Rozë na kujton se kur bëhemi bashkë, mund të mposhtim çdo gjë

A.B. / RTKlive

(E plotësuar, oea 16:45) Sot në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë është mbajtur manifestimi tradicional informativo-kulturor me moton ”Zbulimi i hershëm mbijetesë”.

E me këtë rast presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka thënë se "Tetori Rozë" shërben për ngritjen e vetëdijes tek secili për rreziqet e kancerit të gjirit.

“Ngjyrë shprese, force e uniteti. Muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes tek secili për rreziqet e kancerit të gjirit. Muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë, mund të mposhtim çdo gjë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka shtuar se sot na bëri bashkë marshi, e tërë vitin do jemi pranë njëra-tjetrës. “Kështu fillon ndryshimi!”, ka thënë presidentja.

Manifestim në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit

Në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë është organizuar manifestimi tradicional informativo-kulturor me moton ”Zbulimi i hershëm mbijetesë”.

Ky manifestim është mbajtur në kuadër të muajit ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit, ku ka marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, ministra, organizata të ndryshme dhe qytetarë.

Ndryshe muaji tetor në gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.


MË SHUME NGA Në Fokus