Policia përfundon aksionin në veri të vendit|Video|Foto
BKT
Foto/ Elmina Osmani/ RTK
Lajme

Policia përfundon aksionin në veri të vendit|Video|Foto

E.Osmani & V.Thaçi/ RTK

(E plotësuar, ora 14:20) Policia e Kosovës, ka përfunduar aksionin e bastisjes në veri të vendit.

Policia gjen mjete shpërthyese, eksploziv, zolla e kallashnikov në veri

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka gjetur armë, mjete eksploduese dhe pajisje të tjera gjatë bastisjeve të kryera të shtunën në veri të Republikës së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, konfirmoi se drejtoria e përgjithshme e policisë është duke zhvilluar hetim lidhur me rastin e Banjskës.

Ai tha për RTK se operacioni i sotëm i bastisjeve i cili ka filluar në orën 10:00, është një vazhdimësi e hetimeve që kanë filluar me datën 24 shtator, duke shtuar se me urdhëresë të gjykatës kompetente policët kanë ndërhytrë në shtatë lokacione në veri të Kosovës, katër lokacione në Mitrovicë Veriore, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Elshani po ashtu konfirmoi se te tre rrokaqiejt janë gjetur mjete shpërthyese, eksploziv, zolla, kallashnikov, municion të ndryshëm dhe pajisje të tjera me të cilat forenzika është duke i identifikuar.  Ai tha se operacioni është bërë në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in. Tutje ai tha se deri tani nuk ka ndonjë person të arrestuar.

Zëvendësdrejtori Elshani, bëri me dije se ky është lokacioni i shtatë i zhvilluar sot, ndërsa të tjerët kanë përfunduar.

Për saktësinë e lokalit ku janë gjetur këto mjete nga ana e policisë Elshani tha se mund ta konfirmojë vetëm se vendi është një podrum, mirëpo shtoi se hetuesit janë ata të cilët janë duke u marrë me rastin dhe sipas tij ata e mund ta dinë se i kujt është podrumi.

“Operacioni ka përfunduar në gjashtë pikat e tjera është duke vazhduar vetëm të këtu, sepse kërkon delikatesë gjatë tërheqjes së mjeteve eksploduese dhe kjo do të përfundoj shumë shpejt”, tha ai.

Elshani tha se tërheqja e mjeteve eksploduese do të bëhet nga njësiti i kundër mjeteve eksploduese

“EULEX-i dhe KFOR janë vetëm vëzhgues, policia e Kosovës është udhëheqëse e operacionit, kështu që njësiti kundër mjeteve eksploduese që e kemi ne këtu do të merren me këto pajisje”, tha Elshani për RTK-në.

Deklarata e plotë e  zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për Veri, Veton Elshani dhënë për RTK-në


MË SHUME NGA Lajme