AUV asgjëson 64 kg mish në lokalin ku dyshohet se u helmuan 125 persona
V.Th/RTKlive
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 64 kilogram mish në lokalin ku u helmuan 125 qytetarë në Malishevë.
Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, tha për RTKlive se pas përfundimit të mostrimit produktet të cilat nuk kanë poseduar dokumentacion janë asgjësuar 64 kg mish.
“Lokali nga mbrëmë është mbyllur përkohësisht deri në një vendim tjetër të organeve kompetente", tha ai.
Sipas tij të gjitha mostrat janë marrë sipas procedurës standarde operative në bashkëpunim me IKSHP. “Të gjitha mostrat janë nisur për laboratorin e IKSHP Prishtinë ku edhe do të testohen në disa parametra. Në bazë të informatave qe do ti marrim në vazhdimësi nga IKSHP, ne do të ndërmarrim veprime të zgjeruara mbi secilin rast që paraqitet. Inspektorët janë në gjendje gatishmërie për të ju përgjigjur secilës situatë. Ministri bashkë me Drejtorin menjëherë kanë urdhëruara qe të nisin inspektimet me frekuencë të shtuar mbi të gjitha lokalet e gastronomisë qe gatuajnë shërbejnë ushqime të shpejta”, tha Thaçi.























