Vitia: Fillojnë hetimet për helmimin në Malishevë
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Vitia: Fillojnë hetimet për helmimin në Malishevë

V.TH. / RTKlive

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për rastin e helmimit të qytetarëve në Malishevë, duke thënë se inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit të qindra personave në Malishevë.

Ai tha se mbrëmë pasi u njoftuan për rastin e helmimit bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituan të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK.

“Mbrëmë, menjëherë pasi u njoftuam për rastin e helmimit të 68 qytetarëve në Komunën e Malishevës bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituam të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK. Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit. Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile. Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit”, ka shkruar ai.

 


MË SHUME NGA Lajme