Këngëtari Arian Agushi, ndalohet për disa orë nga policia greke
BKT
Foto: Arian Agushi / Facebook
Lajme

Këngëtari Arian Agushi, ndalohet për disa orë nga policia greke

V.TH. / RTKlive

Reperi shqiptar, Arian Agushi i njohur si Gold AG, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate me të arritur në Athinë është ndaluar në kontrollin e pasaportave nga policia greke ku e kanë mbajtur të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.

Sipas tij arsyeja e vetme e ndalimit të tij ishin këngët e tij. Ai po ashtu ka thënë se iu është bërë ndalesë për hyrje në Greqi.

"Mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollin e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend. Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia”, ka shkruar Agushi.


MË SHUME NGA Lajme