Në Prizren fitorja i takon Bashkimit
BKT
Sport

Në Prizren fitorja i takon Bashkimit

Uran Krasniqi / RTKLive

Derbi i qytetit i ka takuar Bashkimit, që e ka mposhtur Proton Cable Prizrenin.

Në ndeshjen në kuadër të xhiros së katërt të Prince Caffe Superligës, rezultati përfundimtar ka qenë 82:68 (25:19, 18:14, 20:17, 19:18).

Te Bashkimi u dalluan Grant Lozoya me 21 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime dhe Erik Copes me 25 pikë e 22 kërcime, kurse te Proton Cable Prizreni u dalluan Urim Zenelaj me 12 pikë e 13 kërcime, Ivan Koljeviq me 13 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime dhe Isaiah Kelly me 16 pikë e nëntë kërcime.