41 të helmuar nga Malisheva po trajtohen në Spitalin e Prizrenit
A.B/RTKlive
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, në orët e mbrëmjes i kanë vizituar pacientët e helmuar nga Malisheva, të cilët po trajtohen në spitalin e Prizrenit.
Sipas mjekut përgjegjës në Klinikën Infektive, Dr. Beram Karanezi, gjendja e pacientëve nga Malisheva, është stabile. Sipas të dhënave, aktualisht janë duke u trajtuar 41 pacient nga Malisheva.
"Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Berisha, i kanë falënderuar mjekët dhe personelin e spitalit për gjithçka kanë bërë për trajtimin e pacientëve nga Malisheva dhe më pas i kanë vizituar pacientët e shtrirë në klinikat e këtij spitali. Edhe pacientët u treguan falënderues për shërbimin e ofruar në spitalin e Prizrenit, si dhe për shërbimin e ofruar në QKMF në Malishevë", njofton Komuna e Malishevës.























