Reagon Viola Von Crammon pasi Vuçiq e krahasoi me nazistët
V.TH. / RTKlive
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përmes një postimi në rrjetin social “X”, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili e quajti atë naziste.
Cramon ka thënë se është mikja më e madhe e Serbisë demokratike, derisa ka shtuar se duke e krahasuar me nazistët, Vuçiq tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik.
Po ashtu ajo ka thënë se qytetarët e Serbisë meritojnë më mirë.“Aleksandër Vuçiq e di se unë jam mikja më e madhe e Serbisë DEMOKRATIKE. Pra të gjithë ata që kontribuojnë në demokratizimin e Serbisë dhe për ta sjellë në BE janë të mirëpritur në Parlamentin Evropian. Duke më krahasuar me nazistët në vitin 1943, ai tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik mëkat. Qytetarët e Serbisë meritojnë më mirë”, ka shkruar ajo në “X”.
























