18:47 / 15.10.2023
Kurti: 79 milionë euro të ndara në vetëm një javë për zhvillimin e Kosovës
RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se këtë javë nënshkruar marrëveshje për zhvillimin e Kosovës.
“Këtë javë Kosova nënshkroi 3 marrëveshje me KfW gjermane, Qeverinë e Zvicrës dhe Bankën Botërore. Këto marrëveshje përfshijnë 61 milionë euro për një park të energjisë diellore, 9 milionë euro për të rritur efikasitetin e ujësjellësit dhe 9 milionë euro për riparimet e ujitjes për të mbështetur fermerët. 79 milion € të ndara në vetëm një javë për zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në platformën ‘X”.























