Çitaku për Ahtisaarin: Ishte ndërmjetës i drejtë dhe i mprehtë
BKT
Lajme

Çitaku për Ahtisaarin: Ishte ndërmjetës i drejtë dhe i mprehtë

SH.Ç/RTKlive

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas vdekjes së ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, e ka ka përshkruar atë, si “një ndërmjetës të drejtë, të mprehtë dhe me humor të jashtëzakonshëm”.

Çitaku është shprehur se ata që e kanë njohur atë nga afër do ta kujtojnë gjithmonë për këto cilësi. Çitaku ka përmendur një intervistë të presidentit Ahtisaari në CNN, pasi ai fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008, ku në këtë intervistë, presidenti Ahtisaari përgjigjet në pyetjen e një gazetari amerikan në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Ai kishte krahasuar këtë situatë me “një hajn që vjedh kuletën, duke thënë se nuk është e drejtë të kërkohet vetëm një pjesë e pasurisë së vjedhur, por duhet të kërkohet kthimi i të gjitha vlerave të vjedhura dhe ndëshkimi i hajnit”, ka përfunduar Çitaku.


MË SHUME NGA Lajme