12:28 / 16.10.2023
Ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler nesër do ta vizitojë Kosovën
M.M. /RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nesër do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.
Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se nesër ministri turk do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
"Ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet me togun ceremonial të FSK-së. Të dy ministrat do të mbajnë takimin kokë më kokë", thuhet në njoftim.
Po ashtu, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Güler, do të pritet në takim nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45, do të mbahet konferencë për media.























