Sveçla publikon fotografi të minave në veri: A duhen dëshmi tjera?
E. Hoti / RTKlive
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia.
Krahas disa fotografive të publikuara në platformën "X" me minat e konfiskuara në veri, Sveçla ka shkruar se ato janë një tjetër provë që Kosova ka të bëjë me grupe terroriste të mirëorganizuara.
“Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara?”, ka shkruar Sveçla.
Policia e Kosovës, të shtunën, ka zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veri të vendit ku janë gjetur granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan.
























