16:04 / 16.10.2023
Programi i MKRS-së ‘Arti në shkolla’ nis implementimin në Mitrovicë
M.P. / RTKlive
Programi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, “Arti në shkolla” ka nisur aktivitetet e para në Mitrovicë. Qyteti i minatorëve është një nga katër destinacionet e programit, i cili ka synim praktikimin e artit.
“Nxënësit e SHFMU “Trepça”, sot kishin mundësinë që të shprehin kreativitetin e tyre në art dhe nëpërmjet tij të njoftoheshin me trashëgiminë e pasur kulturore të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Tutje ministria njofton se nëpërmjet këtij program nxënësit po i zgjerojnë njohuritë e tyre në fusha të ndryshme të artit, përmes praktikimit tij, takimeve me artistë dhe vizita nëpër institucione të kulturës.























