16:08 / 16.10.2023
Premiera ‘Ditë Vere’ bashkon publikun në teatër të hapur
M.P. / RTKlive
Premiera e radhës e Teatrit Kombëtar të Kosovës, “Ditë Vere” me autor Sllavomir Mrozhek dhe regjisor Kaltërim Balaj është dhënë dje në ambient të hapur në kryeqytet.
Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë ka sjellë një dimension tjetër të artit teatral, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
“Në rolet kryesore luajtën artistët Andi Bajgora, Art Pasha, Era Balaj, Lumnije Sopi, Veton Osmani, Adhurim Demi dhe Naim Berisha, të shoqëruar nga instrumentistët nga Filharmonia e Kosovës, Meriton Ferizi dhe Aurora Kabashi, të cilët na dërguan në një rrugëtim emocional”, njofton MKRS.























