Bordi miratoi skemën programore të RTK-së
BKT
Në Fokus

Bordi miratoi skemën programore të RTK-së

M.Sh/RTKlive

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), në mbledhjen e sotme, ka miratuar skemën e re programore.

Skema e re programore krahas programit të rregullt, përmban edhe emisione të reja që mbulojnë interesat dhe shijet e shikuesve të televizionit dhe dëgjuesve të radios, njofton Besnik Boletini, kryetar i Bordit të RTK-së.

“Pasurimi i skemës së re me programe edukative, argëtuese, seriale televizive dhe tema të tjera me interes për audiencën e RTK-së siç janë mjekësia, arti, sporti, teknologjia janë ato për çfarë jemi angazhuar vetëm e vetëm që mediumi publik të jetë adresa kryesore e publikut”, ka njoftuar ai.

Gjithashtu me skemën e re, sipas Boletinit, do të ketë edhe emisione të radios që do të transmetohen në televizion dhe anasjelltas.

“Përveç kësaj në RTK së shpejti do të nisë edhe bashkëpunimi më i ri më Zërin e Amerikës, ku shikuesit e RTK-së kanë mundësinë të informohen për zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe miratua raporti i shpenzimeve për periudhën raportuese korrik - shtator 2023”, njofton Boletini.


MË SHUME NGA Në Fokus