Dhuna seksuale, 74 raste nga janari deri në shtator të këtij viti/Video
BKT
Lajme

Dhuna seksuale, 74 raste nga janari deri në shtator të këtij viti/Video

Arlinda Sejda|RTK

74 raste të dhunës seksuale janë ekzaminuar në mjekësinë ligjore nga janari deri në shtator të këtij viti. Këtë e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ku u lansua projekti, “Rehabilitimi dhe Riintegrimi i të Miturve, Viktima të Dhunës Seksuale”.

“Rastet e dhunimit seksual te raportuar ndër vite janë kambanë e fuqishme alarmi për të gjitha institucionet tona për Ministrin e Drejtësisë, Qeverinë për institucionet e drejtësisë, policinë për organizatat poashtu dhe prandaj duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet dhe një zëri të luftojmë kundër stereotipave gjinore”, tha Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë

Në 24-vjetorin e themelimit të kësaj qendre, drejtoresha Feride Rushiti tha se në dy vitet e ardhshme, përmes projektit "Reconekt” do t’u kushtohen fëmijëve të atakuar nga dhuna seksuale.

"Ky projekt ka përqëllim rehabilitimin dhe riintegrimin e fëmijëve që kanë pësuar nga dhuna seksuale, projekt ky, i cili ka pwr qëllim t'i fuqizojë gjithë ata fëmijë ato vajza dhe ato djem që përjetojnë dhunë në moshë shumë të re e cila bartet qoftë në aspektin mendor, pasojat në aspektin social, etj, në qoftë se nuk trajtohen në kohë, paraqet sfidë të rëndë shoqërore”, tha Feride Rushiti.

Përmes këtij projekti do të ndihmohen 20 të mitur, viktima të dhunës seksuale në Kosovë, duke u ofruar edhe mbështetje ligjore.


MË SHUME NGA Lajme