Kosova merr një pikë në Bullgari
BKT
Sport

Kosova merr një pikë në Bullgari

F.Bytyqi /RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në futboll U21, ka qenë afër fitores në duel me Bullgarinë, pasi që ishte në avantazh deri në fund të kësaj sfide interesante.

Bullgaria dhe Kosova sonte luajtën baras 1:1, në Sofje, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për EURO 2025.

Dardanët bën paraqitje të mirë, madje vetëm pas tetë minutave lojë kaluan në epërsi përmes Ardit Tahirit, 0:1, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Lojë interesante është luajtur edhe në pjesëlojën e dytë, derisa skuadra bullgare krejt në fund të ndeshjes më anë të Sorakov (90+1’), barazoi shifrat në 1:1.

Kosova nga minuta e 82-të mbeti me një lojtar me pak në terren pasi u ‘skuq’ Hoti.

Pas këtij barazimi, Kosova zë vendin e katërt me katër pikë në Grupin D, derisa ky grup kryesohet nga Polonia me nëntë pikë.