21:29 / 18.10.2023
Darka e Lamës shënohet në kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicë
E. Hoti / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se këtë vit Darkën e Lamës e ka shënuar bashkë me Policinë e Kosovës në kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicë.
Osmani ka deklaruar se kjo është bërë në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurtë.
Presidentja Osmani në një postim në Facebook tha se në këtë organizim ishin edhe familjarët të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku.
“Shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.























