10:09 / 19.10.2023
Hovenier e Ulutas, flasin për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë
SH.Ç/RTKlive
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka takuar të mërkurën në Shtabin e Përgjithshëm në kampin “Film City”, komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas me të cilin biseduan për sigurinë në Kosovë.
Hovenier përmes një postimi në X, ka vlerësuar përpjekjet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
“Jam i nderuar të takoj dje Ozkan Ulutas në kampin ‘Film City’. Përsëritëm angazhimin tonë të vendosur ndaj Misionit të NATO-s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë. Vlerësova përpjekjet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”, ka shkruar Hovenier në X. 























