Spence vlerëson lart bashkëpunimin Kosovë-UNKT
BKT
Lajme

Spence vlerëson lart bashkëpunimin Kosovë-UNKT

F.Sertolli / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Në njoftimin për media nga Qeveria e Kosovës, thuhet se Spence e ka përgëzuar Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për faktin se janë mes 23 vendeve nga 130 që kanë regjistruar zotimet e tyre për Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG) në platformën elektronike të OKB-së.

“Duke biseduar për zotimet e Kosovës, u theksua angazhimi i Qeverisë për të përshpejtuar përmbushjen e premtimit për zhvillim të qëndrueshëm dhe realizimin e Agjendës 2030”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim, thuhet se u ritheksuan zotimet transformuese të Qeverisë që do të fokusohen në katër prioritetet kryesore të politikave: për të zvogëluar shkallën e varfërisë, për të rritur kapacitetin e energjisë së ripërtëritshme, për transformim digjital, si dhe ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në sistemin arsimor.

“Duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritanishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës me UNKT, u ritheksua gatishmëria për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se u diskutuan mënyrat konkrete të angazhimit të përbashkët të agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë.


MË SHUME NGA Lajme