14:49 / 19.10.2023
Kurti e Ҫobaj flasin për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës e Malit të Zi
F.Sertolli / RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të Ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Ҫobaj, me të cilin kanë biseduar për dinamizimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve nëpërmjet avancimit te bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, teknologjisë së informacionit dhe kulturës.
“Në takim u theksuan projektet e përbashkëta infrastrukturore të cilat do të rrisnin mobilitetin duke lehtësuar shkëmbimin e mallrave e lëvizjen e qytetarëve, do të hapin mundësitë e zhvillimit si dhe do të afrojnë edhe më shumë Republikën e Kosovës dhe Malin e Zi”, thuhet në njoftimin për media nga Qeveria e Kosovës.























