Hajni që vidhte në tregun e Istogut, arrestohet
M.Sh/RTKlive
Muajt e fundit nё Stacionin Policor nё Istog janё raportuar pesë raste tё vjedhjeve nё tregun e Istogut, i cili zhvillohet ditëve të enjte. Viktimat e rasteve kanë raportuar se iu janё vjedhur shuma tё ndryshme tё parave, gjithashtu edhe dokumente personale, njofton policia.
Gjatё kёtyre vjedhjeve nga viktimat ёshtё deklaruar se janё vjedhur shuma tё parave nё vlerё prej: 2815 euro; 120 dollar amerikan dhe; 20 franga zvicerane.
“Stacioni Policor Istog, ka hartuar planin Operativ tё koduar “ Tregu” dhe sot me datё 19.10.2023, nga njësitet e Stacionit Policor nё Istog, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari, B.G. i lindur me 1978”, njofton policia.
Pas intervistimit tё personit tё dyshuar, i cili sipas policisë, ёshtё recidivist i veprave penale “vjedhje”, me vendim tё prokurorit tё shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48- orë. Rasti, sipas policisë, ende vazhdon të hetohet.























