Në mungesë kuorumi ndërpritet seanca e Kuvendit
BKT
Lajme

Në mungesë kuorumi ndërpritet seanca e Kuvendit

A.B/RTKlive

(E plotësuar, ora 18:20) Në mungesë kuorumi janë ndërprerë punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare

(E plotësuar, ora 17:30) Kuvendi i Kosovës edhe sot nuk votoi marrëveshjet ndërkombëtare. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca nuk i hodhi në votim marrëveshjet ndërkombëtare, pasi ishin në sallën plenare vetëm 74 deputetë.

Ministrja Nagavci deputetit të PDK-së:  Votoni Marrëveshjet Ndërkombëtare

M. M. B. H. /RTKlive

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka refuzuar t’i përgjigjet deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, në lidhje me implementimin e Ligjit për provimin shtetëror të maturës.

“Deputet Haxhiu përgjigja për ju sikurse për kolegun  tuaj në seancën tjetër, ju lutem votoni marrëveshjet ndërkombëtare, në mesin e tyre është edhe një marrëveshje që ka të bëjë me përfitimet e studenteve tona që studiojnë në Francë”, tha ministrja Nagavci. Ndërkaq, deputeti i PDK-së në kundërpërgjigje theksoi se qeveria nuk mund të fshihet prapa votimit ose mosvotimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

“Kjo opozitë prej fillimit të këtij mandati i ka votuar Marrëveshjet Ndërkombëtare në vlerën 819 milionë eurove, prej të cilave 520 milionë euro qëndrojnë të bllokuara për shkak të sanksioneve të paaftësisë që qeverisë tuaj. Dhe sot kur kemi diskutuar për mbështetjen e policisë keni abstenuar prej detyrave  kushtetuese, siç bëni tani dhe nuk befasohem sepse me juve arsimi po degradon dhe nuk pres përgjigje tjetër”, ka thënë Haxhiu.

Nuk kalon propozimi për futjen në rend dite të Rezolutës për policinë|Live

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, janë kthyer në seancën  rregullt të Kuvendit të Kosovës, e cila ka filluar pasdite, teksa paraprakisht kanë munguar në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën ka dështuar të votohet Rezoluta e propozuar nga PDK-ja për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Edhe fillimi i seancës së pasdites u karakterizua me debat ndërmjet pushtetit dhe opozitës rreth kësaj rezolute, pasi në pikën për plotësim-ndryshimin e rendit të ditës, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj propozoi futjen në rend të ditës të votimit Rezolutës për Policinë e Kosovës. Por, propozimi i tij nuk e mori mbështetjen e deputetëve, pasi në votim morën pjesë 70 deputetë, prej të cilëve 38 kanë abstenuar dhe 32 ishin për.


MË SHUME NGA Lajme