Ambasada e Finlandës vendos Librin e Zisë për Ahtisarin
BKT
Lajme

Ambasada e Finlandës vendos Librin e Zisë për Ahtisarin

Arlinda Sejda /RTK

Në ambientet e ambasadës së Finlandës, në Prishtinë, është vendosur Libri i Zisë me rastin e vdekjes së  presidentit Martti Ahtisarit.

Nga Ambasada e Finlandës për RTK-në kanë bërë të ditur se libri i ngushëllimeve për presidentin Ahtisaari është hapur në Pallatin Presidencial, në Helsinki, Finlandë. Ambasadat finlandeze nëpër botë, gjithashtu, kanë hapur librin e ngushëllimeve e që nënshkruhet nga përfaqësues të qeverive vendore, ambasadorë, përfaqësues të organizatave dhe kolegë të mëparshëm të presidentit Ahtisaari.

Qytetarët mund të shprehin ngushëllimet e tyre, adresuar anëtarëve të familjes edhe ‘online’ në internet. Të gjitha ngushëllimet më vonë do të mblidhen dhe printohen në një libër, i cili do t'i dorëzohet familjes së presidentit Ahtisaari, bashkë me librin e ngushëllimeve nga Pallati Presidencial. Po ashtu “Fondacioni për Paqen Martti Ahtisaari” ka krijuar një faqe memorial të internetit për të nderuar trashëgiminë e presidentit Ahtisaari.

Bëhet e ditur se Libri i Zisë për vdekjen e presidentit Ahtisaari në ambientet e Ambasadës së Finlandës në Prishtinë, do të qëndrojë i hapur deri të hënën.


MË SHUME NGA Lajme