Bislimi shpreh mirënjohjen ndaj shtetit të Francës
BKT
Lajme

Bislimi shpreh mirënjohjen ndaj shtetit të Francës

B. H. | RTKlive

​Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi takohet me Valérie Rabault, Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare, Jean-Louis Bourlanges, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputetin Arthur Delaporte.

Gjatë qëndrimit në Paris, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me Valérie Rabault, nënkryetare e Asamblesë Kombëtare, Jean-Louis Bourlanges, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputetin Arthur Delaporte.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen ndaj shtetit të Francës për miqësinë e partneritetin e ngushtë. Ai i informoi mikpritësit mbi sukseset, arritjet e objektivat e Republikës së Kosovës veçanërisht në zhvillim ekonomik e sundim të ligjit.

“Sa i përket zhvillimit ekonomik, u potencua rëndësia për shpërndarje të barabartë e rritje të qëndrueshme. Në lidhje me procesin e integrimit evropian, ai theksoi se është prioritet për Qeverinë dhe se mbetemi të përkushtuar në zbatimin e reformave dhe avancimin në rrugëtimin tonë evropian”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se Bislimi në këtë takim theksoi se “në vazhdimësi po dëshmojmë që jemi gati për hapa tutje, të mbështetur jo vetëm nga gatishmëria e niveli i përgatitjes së institucioneve tona, por edhe nga vullneti e përkrahja qytetare për këtë proces. Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci e qasje të barabartë për të gjitha shtetet”.

Në këtë takim palët diskutuan edhe mbi procesin e dialogut dhe sulmin terrorist e aktin e agresionit të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme