Noka: Listën për të përjashtuar deputet e harton Edi Rama
BKT
Lajme

Noka: Listën për të përjashtuar deputet e harton Edi Rama

A.B/RTKlive

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për 26 deputetë të opozitës, të cilët bllokuan foltoren në Kuvend dhe zunë ulëset e ministrave, duke mos lejuar zhvillimin e seancës.

Flamur Noka, deputet i Parlamentit të Shqipërisë, tha se listën për të përjashtuar deputet e harton Edi Rama. Ai ka kritikuar kreun e qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama për keqtrajtim ndaj opozitës.

“Në seancën tjetër do të jemi në Parlament, regjimi i Edi Ramës është i korruptuar”, tha ai sot në emisionin INFO Plus në RTK. Ai tha se do të rezistojnë.

Seanca plenare e planifikuar për t’u zhvilluar këtë të enjte (19 tetor), nuk u zhvillua, teksa opozita akuzon mazhorancën se po e pengon në punën e saj, duke i refuzuar çdo kërkesë


MË SHUME NGA Lajme