19:05 / 19.10.2023
Rohde: Serbia të bashkëpunojë në hetimet
A.B/RTKlive
Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën në të cilën e ka dënuar sulmi i 24 shtatorit, dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i heqë masat ndaj Kosovës e të vendos masa ndaj Serbisë nëse vërtetohen lidhjet e këtij shteti me sulmin në fjalë. Nga Brukseli kërkohet ndryshimi i qasjes në dialog.
Pas miratimit të kësaj rezolute, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi edhe njëherë kërkesat që kanë ndaj Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Duke rikujtuar deklaratën e kancelarit Scholz, ai tha se Gjermania kërkon hetime intensive dhe kërkon nga Serbia të bashkëpunojë në hetimet e udhëhequra nga autoritetet e Kosovës. Ai gjithashtu nënvizoi nevojën urgjente që të dyja palët ta zgjidhin konfliktin.























