19:07 / 19.10.2023
Kurti thotë se Malcolm ndihmoi të vërtetën për Kosovën
A.B/RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se historiani Noel Malcolm ka shkruar dhe argumentuar Kosovën për publikun perëndimor.
Ai tha se Malcolm kishte idenë për të argumentuar të vërtetën e Kosovës dhe ky libër ndihmoi shumë Kosovën.
Shefi i ekzekutivit në premierën e dokumentarit për historianin Noel Malcolm dhënë sonte në Prishtinë, theksoi se autori Malcolm me botimin e librit për Kosovën u frymëzua për libra të tjera për shqiptarët, raporton RTKlive.
Ndryshe libri “Kosova: Histori e shkurtër” është një libër i shkruar nga Noel Malcolm. Ky libër është publikuar në vitin 1998, në kohën e luftës së Kosovës.























