IKSHPK-ja apelon që të mos pihet uji i Badovcit
BKT
Lajme

IKSHPK-ja apelon që të mos pihet uji i Badovcit

E. Hoti / RTKlive

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për të gjitha zonat të cilat furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badovcit, të mos e konsumojnë ujin.

Sipas IKSHPK-së në bazë të analizave fiziko-kimike të mostrave të ujit nga uji i prodhuar në fabrikën që furnizohet nga liqeni akumulues i Badovcit, ka dalë se ka vlera të rritura të Manganit.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se IKSHPK ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë.

IKSHPK  ka apeluar  te qytetarët të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit deri në njoftimin e radhës.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar edhe zonat të cilat furnizohen nga liqeni i Badovcit.

“Qyteza e Graçanices, fshatrat e Graçanicës që furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, Lagjet 038 dhe të gjitha tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtinë, pastaj Lagjet Qëndresa, Qëndresa Home, Swiss Village, fsh. Preoc, Çagllavicë, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “kisha në Matiçan” zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati rruga Muharrem Fejza me të gjitha rrugicat drejtimi deri të QKUK, rruga Enver Maloku, objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt në linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vëllezërit Gërvalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazt”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore në Bregun e Diellit zonat Qendër dhe zonat tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala”, thuhet në njoftim. 

IKSHPK thotë se do të vazhdojë me monitorim të ujit për pije dhe përcjelljen e situatës në këto zona.

“Bashkëveprimi i IKSHPK me KRU “Prishtina” është në vijimësi deri në normalizimin e vlerave referente. Ju lutemi që t'i referoheni vetëm njoftimeve zyrtare të IKSHPK-së për këto të dhëna”, thuhet tutje në njoftim.

Ujësjellësi "Prishtina"apelon që të mos pihet uji i Badovcit, uji nga Shkabaj është i sigurt për pije

Edhe kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina", njofton se në bazë të njoftimit të pranuar nga IKSHPK, mirëpo edhe me monitorimet dhe kontrollet e cilësisë që bënë KRU" Prishtina" me departamentin e cilësisë së ujit është vënë re ngritje e prezencës së Manganit në burimin e ujit (Liqeni Badovc).

“Andaj, bazuar në gjendjen momentale, me rekomandim të IKSHPK, KRU" Prishtina" njofton qytetarët që furnizohen nga ITU Badovc, se uji nuk rekomandohet për pije dhe për gatim, deri në njoftimin e radhës. Për informacion KRU" Prishtina" në komunikim me IKSHPK, ka bërë furnizimin e QKUK-së përmes alternatives tjetër (Furnizimi Shkabaj - Batllavë), duke ofruar fillimisht siguri në furnizim për nevojat e QKUK-së, sepse uji nga sistemi i Liqenit Batllava (Shajkovc) dhe uji nga Sistemi i Ibrit (Shkabaj) është i sigurt për pije".

“Gjatë kësaj jave departamenti i cilësisë së ujit në KRU" Prishtina" ka punuar ngushtë me stafin e Impiantit të Trajtimit të Ujit për pije në Badovc, duke ulur sasinë e trajtimit nga një kapacitet Q=460-480 l/s ne Q = 180-200 l/s, duke respektuar rekomandimet e departamentit dhe IKSHPK. Gjatë marrjes së mostrave ditën e sotme në veprën e marrjes në liqe, është vënë re se kemi përmirësim në cilësi të ujit në burim dhe duke parë këtë gjendje, menaxhmenti ka marrë vendim që të rrisë sasinë e ujit në trajtim, paraprakisht duke hapur shkarkuesit e linjës marrëse (Liqeni Badovc - SP Badovc). Kjo ka ndikuar që të kemi mundësi për sasi më të madhe në trajtim, duke mbajtur cilësinë afër standardit - pragut të lejuar për prezencë Mangani”, njofton kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina".

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" njofton se meqenëse kishim një situate të tillë, në orët e pasdites kanë filluar që të lëshohet sasi me të madhe uji në rrjetin primar (linjat magjistrale) me qëllim që të shpërlahen linjat sa më shumë dhe të ulet prezenca e Manganit. Të gjendur para kësaj situate KRU "Prishtina"  ka në gjendje gatishmërie auto botin me ujë të pijes, i cili në çdo kohë mund të dalë në terren për të shpërndarë ujë për të pirë.

"Zonat që preken nga furnizimi i Liqenit Badovc, janë : Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës që furnizohen nga ITU Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Hajvalia në tërësi, lagjet: Veterniku, Lagjet 038 dhe të gjitha tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtinë, pastaj Lagjet Qëndresa, Qëndresa Home, Sëiss Village, fsh. Preoc, Çagllavicë, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “Kisha në Matiqan” zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, Fshati Ndërkombëtar, Mati, rruga Muharrem Fejza me të gjitha rrugicat drejtimi deri të QKUK, rruga Enver Maloku, objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt në linjat magjistrale Badovc- Prishtine, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vëllezërit Gërvalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore në Bregun e Diellit zonat Qendër dhe zonat tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala.

Mund të këtë edhe objekte tjera brenda lagjeve siç është rruga Enver Maloku dhe rruga Shkupi, ku një pjesë e objekteve furnizohen nga sistemet tjera, ndërsa një pjese nga Badovci”, thuhet në komunikatën për media të kompanisë Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina".


MË SHUME NGA Lajme