Ngjarjet e datës 20 tetor
RTKlive
Ngjarjet e datës 20 tetor 2023.
Bëhet hapja e punimeve të Simpoziumit Ndërkombëtarë Ndër/Transdisiplinarë “Filozofema” për Filozofinë, Artin dhe Teknologjinë. (Fakulteti Filozofik, ora 09:00)
Mbahet takimi regjional informues rreth projektit “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”. (Prishtinë, ora 10:00)
Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, do të dorëzojnë edhe një lëndë tjetër për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.(Kushtetuesja, ora 11:00,
Mbahet Dita e Gështenjave në Deçan. Pritja e mysafirëve në objektin e Komunës së Deçanit. (Ora 10:00-11:30)
Hapja e aktivitetit (tek objekti i Kolonisë së Artistëve). (Ora 12:00)
Mbahet dita e dytë e edicionit të 23-të të panairit ndërkombëtar AGROKOS që mbulon sektorin e agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve. (Salla 1 Tetori, Prishtinë, ora 11:00)
Komuna e Shtimes mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të çerdhes në fshatin Godanc. Marrin pjesë: kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci etj. (Godanc, Shtime, ora 11:30)
Mbahet mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku ndër të tjera është paraparë edhe raportimi i përfaqësuesve të Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë si dhe raportimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të organizojë edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2023, i cili do të mbahet më 20 dhe 21 tetor. (Kinemaja “ABC” Prishtinë, ora 18:15)
Artpolis do të prezantojë premierën e shfaqjes teatrore “Fefu dhe Shoqet e Saj”. (Teatri Dodona, Prishtinë, ora 19:30)























