Shtyhet takimi Konjufca-Kearns
BKT
Lajme

Shtyhet takimi Konjufca-Kearns

M.Miftari / RTKlive

(E plotësuar) Takimi ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Alicia Kearns, deputete në Parlamentin britanik, i  paralajmëruar që të mbahet sot, në orën 13:00, shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Kështu bën të ditur Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, Alicia Kearns ka qenë zë i Kosovës në Britani të Madhe, si dhe në qarqe ndërkombëtare.

Ajo ka qenë kritikuese ndaj politikave ndërkombëtare në raport me Serbinë, sidomos pas ngjarjes së 24 shtatorit, kur edhe u zhvillua agresion ndaj Kosovës nga një grup kriminal serbë, të mbështetur nga Serbia. Deputetja britanike, Alicia Kearns, mes tjerash, ka thënë se ende nuk janë vendosur masa ndaj Serbisë, pavarësisht vrasjes së policit kosovar, në Banjskë të Zveçanit.

Deputetja britanike Alicia Kearns viziton Kosovën

A.B / RTKlive

Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns do të vizitojë Kosovën.

Kearns ka qenë zë i Kosovës në Britani dhe në qarqe ndërkombëtare.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se ende nuk janë vendosur masa ndaj Serbisë, pavarësisht vrasjes së policit kosovar në Banjskë të Zveçanit.


MË SHUME NGA Lajme