Galeria Qahili organizon eventin “Udhëtojmë”
BKT
Kulturë

Galeria Qahili organizon eventin “Udhëtojmë”

B. H. | RTKlive

Galeria Qahili do të organizojë një seri të aktiviteteve të përmbledhura nën titullin “Udhëtojmë”.

Në kuadër të eventit “Udhëtojmë” do të prezantohet një ekspozitë me punime dhe ilustrime të artistit Zamir Mati, piktor i merituar, do të realizohet një diskutim nga arkeologu Ilir Mati, dhe do të mbahet promovimi post-mortum i librit të Kiço Blushit, “Beni ecën vet”.

Eventi hapës mbahet me 26 tetor në galerinë Qahili, duke filluar në ora 17:00 me diskutimin nga Ilir Mati si dhe vazhdon nga ora 18:00 me promovimin e librit të ribotuar të Kiço Blushit dhe ekspozitën që do të qëndrojë e hapur deri më 16 nëntor.

Projekti është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, La Maison de l'Albanie, Francë, Albinfos Editions, FICEP - Forum des Instituts Culturels Étrangers à Paris, SHBLSH e RE, Les Livres Rama, Office DU TOURISME DE L'ALBANIE, ART 2, Instituti i Studimeve Etruske, Tiranë, Atelier Bleu-Mati.

Galeria Qahili ekziston për të krijuar, ruajtur dhe promovuar artin; për të edukuar dhe angazhuar publikun përmes fushave të artit. Misioni i saj mbështetë lirinë artistike dhe ngritjen e marrëdhënies unike midis prodhimit dhe konsumit të artit.


MË SHUME NGA Kulturë