Përfundon Festivali i Filmit Frankofon,cilësohet urë bashkëpunimi me Francë
BKT
Kulturë

Përfundon Festivali i Filmit Frankofon,cilësohet urë bashkëpunimi me Francë

M.P. / RTKlive

Ka përfunduar edicioni i 23-të i Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë, i cili sivjet pati temën “Portrete të grave”.

Filmi i fundit për këtë edicion ishte "Marie - Octobre", me regji të Julien Duvivier, i prodhuar në vitin 1959. 

“Ministri Çeku në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoi për punën organizatorët e festivalit, si dhe theksoi rritjen e bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Francës. Ai po ashtu ndau një dekoratë mirënjohjeje për Donato Guilianin në shenjë falënderimi për punën dhe bashkëpunimin jo vetëm për festivalin por edhe për angazhimin drejt jetësimit të marrëveshjes filmike të nënshkruar nga dy vendet”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Gjatë këtij edicioni, nga 12 deri më 18 tetor, u shfaqën 8 filma të ndryshëm dhe u mbajtën dy konferenca.


MË SHUME NGA Kulturë