Kamenica me shfaqje për fëmijë, synohet edukim nëpërmjet teatrit
BKT
Kulturë

Kamenica me shfaqje për fëmijë, synohet edukim nëpërmjet teatrit

M.P. / RTKlive

Është dhënë shfaqja për fëmijë, “Petrushi i huaj” në Shtëpinë e Kulturës, “Isa Kastrati” në komunën e Kamenicës.

Në njoftimin e komunës thuhet se drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rinë Matoshi-Huruglica, theksoi se përmes teatrit synohet të krijohen ura dhe lidhje të qëndrueshme të edukimit e të zhvillimit të shëndoshë të nxënësve dhe të qytetarëve në përgjithësi.

“Përmes teatrit synohet të krijohen ura dhe lidhje të qëndrueshme të edukimit e të zhvillimit të shëndoshë të nxënësve dhe të qytetarëve në përgjithësi. Andaj, qytetarë të dashur, ju inkurajojmë të bëheni pjesë e publikut në shfaqjet e ardhshme dhe së bashku t’i duartrokasim këta artistë të njohur në Kosovë dhe më gjerë”, është shprehur ajo sipas njoftimit.


MË SHUME NGA Kulturë