Vizita e emisarëve, analistët: S`ka shumë optimizëm
Sh.G / RTKlive
Drejtori ekzekutiv në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Belgzim Kamberi dhe njohësja e zhvillimeve politike të ftuar në “Info plus” në RTK, e kanë komentuar vizitën e emisarëve e cila pritët të ndodhë të shtunën.
Belgzim Kamberi, ka thënë se së pari kjo vizitë vjen në një situatë të ndërlikuar jo vetëm për shkak të 24 shtatorit, por edhe për shkak të rrethanave gjeopolitike në përgjithësi që po ndodhin në botë dhe një krize që e ka kapluar tashmë edhe Bashkimin Evropian në raport me gjitha këto kriza.
“Në këtë kuptim ky kontest gjeopolitikë nuk lë shumë hapësirë, shumë optimizëm për ta zhbllokuar zbatimin e marrëveshjes së planit franko-gjerman. Mbetet të shihet se çfarë karote dhe çfarë shkopinj do të kenë emisarët evropian dhe çka mund të ofrojnë realisht, si ofertë për të dy palët që t’i bindin që ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit, sepse realisht tash jemi në një situatë edhe më të vështirë se para ngjarjes së Banjskës. Është e vështirë që plani franko – gjerman të zbatohet sepse tashmë nuk e dimë sa kanë fuqi perëndimoret për t’i bindur palët që të zbatojnë marrëveshjen. Ne e kemi parë që marrëveshja edhe ashtu realisht nuk është që po zbatohej dhe në anën tjetër edhe qysh e kemi parë edhe gjatë sulmit në Banjskë por veçanërisht pas sulmit të saj nuk po shihet që Serbia ka reflektuar përkundrazi ajo shpalli edhe ditë zije dhe heroizuar”, ka theksuar ai.
Sipas tij, në kuptimin diplomatik u pa edhe në samitin e procesit të Berlinit në Tiranë.
“Presidenti Vuçiq shkojë në Kinë e takoi Putinin atje dhe dha shumë mesazhe politike dhe diplomatike nga Serbia. Nuk është që ka treguar një reflektim për tu rikthyer për në një shteg perëndimor dhe në këtë drejtim për zbatimin e planit franko – gjerman”, ka theksuar Kamberi.
Ndërsa, njohësja e zhvillimeve politike, Arta Tahiqi Beqa thotë se kjo është vizita kryesore e emisarëve.
“Besoj që kjo është ardhja kryesore e këtyre emisarëve sepse sistemi që është përdorur deri tash sa i përket dialogut nuk ka sjellë ndonjë rezultat të prekshme pozitive. Është një dështim pothuaj se gjithë ajo kohë e konsumuar e dialogut Kosovë- Serbi të iniciuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ajo.
Sipas saj, nga e kaluar është kuptuar se nuk ka funksionuar ky lloj sistemi.
“Gjithmonë kanë qenë Shtetet e Bashkuar të Amerikës të cilat janë riaktivizuar dhe kanë qenë në mënyrë aktive pjesë e bisedimeve apo vendimeve që kanë të bëjnë mesë Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar jo
Sipas saj, Nuk mund të vazhdohet sikur nuk ka ndodhur asgjë sulmi terroristë në Banjskë.
“Nuk mund të kalohet në heshtje edhe pse sado që ishte e vonuar rezoluta që u aprovuar dje në parlamentin evropian, por nxori në dritë faktin kryekëput se sulmi i 24 shtatorit ju adresua tashmë Serbisë”, ka deklaruar Tahiri Beqa.























