Rama ka pritur në takim deputeten e Parlamentit Britanik Alicia Kearns
BKT
Foto| Perparim Rama|FB
Lajme

Rama ka pritur në takim deputeten e Parlamentit Britanik Alicia Kearns

Sh.G / RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka pritur në takim deputeten e Parlamentit Britanik, Alicia Kearns.

Këtë Rama e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se në kohë të vështira, janë guximi dhe besnikëria ndaj së vërtetës virtytet që e lartësojnë njeriun. Zonja Kearns i dëshmoi këto me përkrahjen e pakursyer për të vërtetën e Kosovës.

Deputetja britanike, Kearns kishte ngritur shqetësimet për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, duke përmendur kontrabandën e armëve nga Serbia dhe ruajtjen e tyre në kishat ortodokse serbe.


MË SHUME NGA Lajme