Barella paralajmëron padi ndaj medias që e lidhi me bastet
BKT
Sport

Barella paralajmëron padi ndaj medias që e lidhi me bastet

Uran Krasniqi/RTKLive

Nicolo Barella ka paraljmëruar padi ndaj medias e cila e lakoi emrin e tij në konteks të basteve në futbollin italian.

Deri më tash futbollisti i Juventusit, Nicolo Fagioli është pezullimuar nga futbolli për shtatë muaj nga Federata Italiane e Futbollit si rezultat i përfshirjes në skandalin e basteve. Gjithashtu Newcastle United ka konfirmuar të mërkurën se mesfushori Sandro Tonali është gjithashtu nën hetim në lidhje me bastet.

Ka qenë gazeta "La Verita" e cila e ka përmendur emrin e futbollistit të Interit dhe pastaj është nxitur edhe reagimi i tij. 

“Nga një gazetë që quhet ‘La Verita – E vërteta’ pritet më shumë seriozitet. E vërteta e vetme është që jeni disa palaço. Kam qëndruar i heshtur për shumë kohë, pavarësisht gjithë atyre që janë thënë për mua. Nuk më kanë pëlqyer kurrë lojërat e fatit, aq më tepër bastet sportive dhe mbi të gjitha për punën time. E vetmja gjë që më intereson është të mbroj vajzat e mia dhe familjen time, ndaj do të nis rrugët ligjore”, ka shkruar mesfushori i Interit.