Ngjarjet e datës 21 tetor
RTKlive
Këto janë ngjarjet e planifikuara për datën 21 tetor 2023.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak; zëvendës-ndihmësin e sekretarit të ShBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë. Mediet mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, 10:00)
Aleanca e Gruas së Kosovës, në kuadër të fushatës sensibilizuese për kancerin e gjirit, organizon diskutimin me temën “Zbulimi i hershëm shpëton jetë, bashkë jemi më të forta”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Në fshatin Pagarushë të Komunës së Malishevës, përurohet bustit për “Bilbilin e këngës shqipe”, Nexhmije Pagarusha. (Nderime te varri i Nexhmije Pagarushës, në Pagarushë, 10:00-; Përurimi i Bustit të Nexhmije Pagarushës, në Pagarushë, 10:30; Program artistik në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, në Malishevë, 11:30).
Trupi zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës në një mbledhje të veçantë e zgjedh myftiun e Kosovës për mandatin e ardhshëm pesëvjeçarë. Po ashtu këshilli zgjedhor i BIK bënë edhe miratimin e Kryesisë së BI të Kosovës. (Amfiteatri i Medresesë së mesme “Alaudin” në Prishtinë 12:00)























