Alba flet për transferimin e mundshëm të Suarez-it në Inter Miami
F.B./RTKLive
Mbrojtësi i Inter Miamit, Jordi Alba, shpreson së do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Luis Suarez.
Sulmuesi i Gremios është objektiv i Inter Miami, skuadër kjo që tashmë ka nw skauadër ish-yjet e Barçës, Alba, Leo Messi dhe Sergi Busquets.
“Ai është një lojtar i rëndësishëm për klubin e tij Gremio”, tha Alba.
"Ai ka kontratë dhe është një vendim që duhet ta marr klubi dhe Luis-i. Uroj që ai të vijë këtu. Gjithmonë kam thënë se dua të luaj me më të mirët dhe për mua Luis është një lojtar i madh”.
“Kam pasur fatin të ndaj shumë momente me të si në fushë, por edhe jashtë saj. Ai është një mik i madh i imi dhe do të doja që ai të vinte, por nuk është një vendim që mund ta marr unë. Shpresoj se ai do të vijë dhe me siguri do të na ndihmonte shumë”, ka përfunduar veterani spanjoll.























