Osmani e Kurti: Vepra e Mulliqit, trashëgimi i përhershme e Kosovës
BKT
Në Fokus

Osmani e Kurti: Vepra e Mulliqit, trashëgimi i përhershme e Kosovës

M.Sh/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë ngushëlluar familjarët dhe bashkëpunëtorët e akademikut dhe skulptorit Luan Mulliqit, i cili u nda nga jeta sot në moshën 70 vjeçe.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta skulptorit Luan Mulliqi. Veprat e tij artistike do të mbeten trashëgimi e jona dhe kujtesë e përhershme e tij. Pas vetes la një fond të pasur artistik nga skulptura monumentale bashkëkohore dhe ajo kombëtare. Do të jetojmë përjetësisht me kujtimin e skulptorit të shquar. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve,  Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetit kulturor!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të presidentes Osmani.

Ndërsa kryeministri Kurti kishte nxjerr një fragment të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, të cilit siç thotë Kurti “ iu kishte ngulitur aq thellë në mendje një skulpturë e Nënës Terezë sa edhe pati shkruar: “Nënë Tereza e Mulliqit ka një metaforë të rrallë që duke shpërthyer nga toka dëshmon për vërtetësinë e shenjtores sonë.”

“Luan Mulliqi ka ndërruar jetë. Si veprat, edhe emri i tij, jehon gjithandej. Pafund janë vendet në të cilat ka ekspozuar e ku veprat e tij janë të koleksionuara, njësoj sikur pafund janë punët që la pas. Një artist me shije të hollë e me dije të gjerë nga sot nuk është më në mesin tonë. Mungesën do t'ia ndjejmë përherë më shumë, por, Luanin do ta shohim në qytet nëpërmjet punës së tij. Artisti nuk shuhet, sepse vepra e tij jeton”. Ka shkruar Kurti.


MË SHUME NGA Në Fokus