Kurti: 111 vjet më parë forcat çetnike vranë mbi 25 mijë shqiptarë
BKT
Lajme

Kurti: 111 vjet më parë forcat çetnike vranë mbi 25 mijë shqiptarë

M.Sh/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përkujton 111 vjetorin e pushtimit të Prishtinës nga forcat serbe, të cilat hyjnë dhunshëm në kryeqytet duke vrarë mijëra shqiptarë civilë të pafajshëm. Çlirimi i Kosovës në qershor të viti 1999, sipas kryeministrit, historikisht dhe politikisht është përgjigje ndaj pushtimit të tetorit 1912.

Kurti pëmend një artikull të gazetës amerikane The New York Times, të datës 31 dhjetor 1912, me titull “Ushtria serbe la pas një shteg me gjak”, duke i cituar raportet e autoriteteve të Austro-Hungarisë, thuhet që në afërsi të Prishtinës u vranë 5.000 njerëz.  

Kryeministri po ashtu përmend vitin 1913, kur një fotograf zviceran Fred Boissonnas e kishte realizuar një fotografi, që e tregon Prishtinën në një kohë kur qyteti ishte shkretuar nga humbja e mijëra njerëzve të vrarë dhe shumë të tjerëve të burgosur.

Lufta e Parë Ballkanike, sipas Kurtit, shkaktoi vdekjen e mijëra shqiptarëve. “Sipas raportimeve të korrespodentëve të huaj, vetëm në Kosovë, ushtria serbe dhe grupet çetnike i vranë mbi 25.000 shqiptarë”, thotë Kurti.

Pas 111 viteve, Prishtina siç thotë Kurti, është një qytet modern me kulturë autentike si kryeqytet i Republikës së Kosovës, “një Republikë parlamentare me demokraci të zhvilluar dhe me një të ardhme politike të qartë mes shteteve të tjera të Evropës”. 


MË SHUME NGA Lajme