Nga sot `Mirëmëngjesi Kosovë` nga Radio në TV
BKT
Foto,RTK
Në Fokus

Nga sot `Mirëmëngjesi Kosovë` nga Radio në TV

A.B / RTKlive

Prej sot çdo ditë nga e hëna në të premten, programi i Radio Kosova 1 transmetohet edhe përmes ekranit të RTK1 në intervalin kohor prej orës 06:00-07:00 për të vazhduar më pas programi i rregullt i TV-së.

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Shkumbin Ahmetxhekaj, sot në emisionin e mëngjesit në RTK-Radio,  tha se kjo ka për qëllim që të rritet interaktiviteti i emisioneve në Radio.

Ai tha se po ashtu do të ketë rritje të sinjalit të Radio Kosovës.

"Ka rreth pesë muaj që kemi bërë plan që të kemi emision të përbashkët Radio-TV", tha ai sot në emisionin e parë të mëngjesit në RTK-Radio.

Ahmetxhekaj theksoi se në kanalet e Radio Kosovës do të aplikohet koncept krejt i ri i programeve, me më shumë dinamikë, argëtim dhe informacion.

Programi do të ndahet në 4 orare kohore: Mëngjesi, Mesdita, Pasdita dhe Nata, gjë e cila do të sjell më shumë interaktivitet.

Ai tha se skema e re i përgjigjet trendeve aktuale botërore dhe fokusi i ri është edhe shtimi i emisioneve ‘live’ gjatë fundjavës.

Sipas tij, emisioni Metropol do të shfaqet edhe në RTK1, ashtu sikurse do të jenë online edhe podcastet që do të nisin së shpejti.

Ahmetxhekaj kërkoi mbështetje për zhvillimin e RTK-së, si çështjen e pronës etj.


MË SHUME NGA Në Fokus