Allegri pas fitores ndaj Milanit: Duam të kthehemi në LK
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Milanit.
Juve mbrëmë mundi Milanin (0-1), në “San Siro”, duke bërë hapin e madh në garën për kreun e tabelës në elitën e futbolli italian.
“Luajtëm mirë, sidomos në mbrojtje. Pasi mbetëm në epërsi numerike, në pjesën e dytë nuk e nisëm shumë mirë, pastaj pas menaxhimit të topit, në pjesën e fundit duhej bërë më mirë, pa i dhënë mundësi Milanit të kundërsulmonte, sepse Leao është në gjendje të bëjë diferencën. Kishte kaluar një kohë e gjatë që kur kishim fituar kundër Milanit, jam i lumtur”, ka thënë Allegri.
Sipas strategut italian, objektiv i torinezëve është rikthimi në Ligën e Kampionëve.
“Interi, Milani dhe Napoli janë favoritët. Ne gjithmonë synojmë të kthehemi në Champions League”, ka theksuar Allegri.
Pas fitores ndaj Milanit, Juve ngjitët në pozitën e tretë me 20 pikë, dy me pak se lideri i tabelës, Inter.























