Drejt finalizimit sistemi i monitorimit për digat
V.Th. RTKlive
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ka njoftuar sistemet e monitorimit për pesë Digat Ekzistuese në Ujman, Radoniq, Batllavë, Badovc dhe Përlepnicë, si dhe realizimit të pesë Digave të Reja në Firajë, Kamenicë, Kuqicë, Dragaqinë dhe Pollatë eshte drejt finalizimit.
“Deri më tani kemi kompletuar sistemet e monitorimit gjeodezik, hidraulik, gjeologjik, sizmik dhe hidrometeorologjik, si dhe po vendosim sistemet automatike të alarmeve në Ujman, Radoniq, Batllavë, Badovc, Përlepnicë dhe Livoç. Gjithashtu, shumë shpejtë do e themelojmë Komitetin Shtetëror për Diga’, ka njoftuar Aliu përmes një postimi në Facebook.
Aliu ka shtuar se si Ministri e kanë prioritet që të ketë një model të duhur mjedisor, që të balancohen ndikimet mjedisore dhe sociale duke marrë masa lehtësuese për rehabilitimin dhe mbrojtjen e habitateve, por edhe duke ruajtur zonat me vlera të larta konservuese.
“Përveç furnizimit me ujë të pijshëm, synimi është që digat e reja të jenë për destinime multifunksionale si për sistemin e ujitjes së tokave bujqësore, menaxhimin e përmbytjeve, si dhe prodhimin e hidroenergjisë në Digat ku ka potencial të tillë’, ka shkruar ai.























