Haradinaj në takim lamtumirës ambasadorit Minxhozi, i ndanë mirënjohje
BKT
Lajme

Haradinaj në takim lamtumirës ambasadorit Minxhozi, i ndanë mirënjohje

Sh.Ç /RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për kontributin që ka dhënë ai dhe Shqipëria për shtetndërtimin e Kosovës.

"Në takim lamtumirës me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi diskutuam rreth proceseve aktuale në vend. Ambasadorin Minxhozi e falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm të tij dhe të Shqipërisë në të gjithë rrugëtimin tonë të shtetndërtimit, që nga çlirimi e në vazhdimësi dhe kërkova mbështetjen e Shqipërisë edhe më tutje në proceset që i kemi përpara e që janë jetike për Kosovën", ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj e ka dekoruar ambasadorin Minxhozi me medalje në shenjë respekti për kontributin e tij. 

"Me këtë rast, në shenjë respekti për kontributin e tij si Ambasador i Shqipërisë në Kosovë, i ndava mirënjohjen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET", ka përfunduar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme