Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i mohon akuzat e Kurtit për Banjskën
BKT
Lajme

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i mohon akuzat e Kurtit për Banjskën

Sh.Ç /RTKlive

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili deklaroi se sulmi në Banjskë është kryer nga Klani i Novi Sadit në krye me Vuçeviqin.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë nëpërmjet një reagimi ka thënë se i hedh poshtë këto deklarata dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtarë të reagojë.

“Theksojmë se në interes të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë, është e një rëndësie vendimtare që institucionet në Prishtinë të detyrohen që menjëherë të ndalojnë terrorin e përditshëm ndaj popullatës serbe, të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme dhe të formojnë menjëherë Asociacionin e Komunave Serbe. Gënjeshtrat e pacipë, fyerjet dhe shpifjet që Kurti nxjerr çdo ditë si pjesë e një fushate të ndyrë mediatike kundër shtetit të Serbisë dhe lidershipit të saj, zbulojnë plotësisht synimet e tij për të shkatërruar çdo mundësi për qetësimin e tensioneve”, thuhet në reagim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sulmin në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar Klani i Novi Sadit. Sipas tij, në krye të tij ndodhet ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq.


MË SHUME NGA Lajme