Bislimi takon Schnetzer, falënderon Austrinë për mbështetjen ndaj Kosovës
V.Th. RTKlive
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi është takuar sot me Ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.
Në njoftim thuhet se Bislimi i uroi mirëseardhje ambasadorit Schnetzer.
Zëvendëskryeministri Bislimi ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe ka falënderuar Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
Bislimi ka folur dhe mbi bashkëpunimin e frytshëm me ish-ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger e kontributin e tij, dhe i ofroi ambasadorit të ri George Schnetzer bashkëpunim të afërt në thellim të mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Tutje mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian, ku Bislimi theksoi se vendi është i përgatitur institucionalisht dhe i gatshëm për hapa të rëndësishëm tutje drejt integrimit në BE, ku Republika e Kosovës e mirëpret planin e ri për zgjerim, përfshirë parimin që procesi duhet të jetë i bazuar në meritokraci.























